04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Kryetari i Sindikatës së Telekomit thotë se punëtorët mund të mbesin 7 muaj pa paga

nga Televizioni T7
17:58 22/07/2020
në Lajme
Kryetari i Sindikatës së Telekomit thotë se punëtorët mund të mbesin 7 muaj pa paga
0
SHARES
24
VIEWS

Çdo e hyrë e Telekomit të Kosovës që nga e marta do të kalojë në llogari të kompanisë “Z-Mobile”. Pas urdhrit për përmbarim, nga llogaritë e kësaj ndërmarrjeje janë tërhequr 3.2 milionë euro, që kanë qenë mjete që Qeveria ia ka dhënë Telekomit si ndihmë financiare gjatë pandemisë. Nëse nuk gjendet një zgjidhje ose nuk arrihet ndonjë marrëveshje në mes të palëve të përfshira, kjo do të vazhdojë derisa të arrihet vlera e borxhit prej afro 27 milionë eurove i kompanisë ndaj “Z-Mobile”, raporton KOHA.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se me të hyrat që kanë iu duhet rreth 7 muaj të punojnë me llogari të bllokuara dhe pa paga për të larë borxhin.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Urdhri për përmbarim është dhënë pasi që të martën nuk është arritur një marrëveshje në mes të Qeverisë, Bordit të Telekomit dhe përfaqësuesve të “Z-Mobile”. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Bordi ka refuzuar të pranojë marrëveshjen për shlyerje të borxhit dhe zhbllokim të llogarive deri më 1 tetor. Pas kësaj Bordi ka dhënë dorëheqje, duke vlerësuar se kanë qëndrime të ndryshme nga aksionari dhe se e kanë parë që mundësi të ndryshimit të tyre nuk ka.

Për dorëheqjen e tyre kryeministri Avdullah Hoti ka refuzuar të flasë. Ai nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me këtë çështje në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndërkohë që në një përgjigje dhënë KOHËS, nga kabineti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kanë thënë se ata kanë tentuar të gjejnë zgjidhje të shpejtë pasi që kanë vlerësuar se shërbimet e Telekomit janë vitale si për qytetarë ashtu edhe për Qeverinë e Kosovës.

Mirëpo zgjidhja e ofruar nga ta, sipas Ministrisë, nuk është pranuar nga Bordi i Telekomit.

“Zgjidhja jonë që ia kemi prezantuar Bordit në takim me kryeministrin dhe ‘Dardafone’, ka qenë që të jemi mbështetës në një marrëveshje për shlyerje të borxhit dhe t’i zhbllokonte menjëherë llogaritë deri më 1 tetor. Mirëpo kjo nuk u pranua nga Bordi i Telekomit. Më pas ka ndodhur tërheqja e mjeteve”, thuhet në përgjigjen e kabinetit i ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.

Sipas tyre, Bordi ka refuzuar marrëveshjen pasi që nuk e njeh atë borxh. Ata kanë thënë se për zgjidhje të këtij problemi fillimisht do të emërojnë një bord të ri, e pastaj do t’i shohin alternativat se si mund të dilet nga kjo situatë.

Lidhur me situatën në Telekom të enjten Kuvendi do të zhvillojë një debat.

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Drita kampione e Kosovës për herë të tretë në histori, pas barazimit mes Gjilanit dhe Ballkanit

Drita kampione e Kosovës për herë të tretë në histori, pas barazimit mes Gjilanit dhe Ballkanit

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING