23.05.2025
Televizioni 7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
No Result
View All Result
T7

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

nga Televizioni T7
11:15 23/07/2020
në Lajme
0
SHARES
307
VIEWS


Marrëdhëniet mes Presidencës e Kryeministrisë u dukën të acaruara kur kreu i ekzekutivit rifilloi dialogun teksa presidenti po dëshmonte në Hagë. Ani pse opinioni nuk pati informacion për ndonjë takim të Hotit me Thaçin, të dy këta u koordinuan mirë për emërimin e Skënder Hysenit. Derisa, shefi i Qeverisë i rregulloi punët me presidentin, ky veprim i ka dhënë një goditje tjetër koalicionit qeverisës, shkruan Gazeta Express.

Për dallim nga Albin Kurti që me presidentin Hashim Thaçi sa ishte shef i ekzekutivit marrëdhëniet i kishin të acaruara, Avdullah Hoti me ardhjen në krye të Qeverisë theu akullin presidencë – kryeministri.

LEXO EDHE

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti-COVID, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

Raportet vazhdonin të ishin të mira, posaçërisht gjatë organizimit për takimit në Washington Kosovë – Serbi. Kur Thaçi mori lajmin se i është publikuar propozim-aktakuza nga Specialja nën dyshimin për kryerjen e 100 vrasjeve, rrugëtimin kryeministri në dialog e vazhdoi i vetëm.

Pa thënë asnjë fjalë pas udhëtimit të presidentit për në Hagë, Hoti po vazhdonte takimet në Bruksel. Për këtë heshtje të tij reaguan këshilltarët e presidentit që e quajtën jolegjitim e që shkoi në bisedime pa u koordinuar.

Takimi i Hotit në Bruksel nuk i kishte prishur punë kryeministrit vetëm me presidentin. Për herë të parë pas gati 50 ditë qeverisje, në opinion doli përçarja e parë te partnerët e koalicionit, që mund të provokojë edhe një herë rrëzimin e Qeverisë.

Pakënaqësitë i ka treguar mbrëmë në Rubikon, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e kritikuar Hotin për paraqitjen në takim.

Haradinaj tha se nëse Hoti vazhdon kështu, ai nuk do ta mbështesë në Qeveri, duke e kritikuar të njëjtin për mospërfilljen që ia ka bërë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit që kishte shkuar në takim të Brukselit.

“Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksander Vuciqit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi”, tha kreu i AAK’së.

Kritika ndaj Hotit ka pasur edhe nga Nisma Socialdemokrate. Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj zbuloi mbrëmë në Pressing në T7 se i ka përcjellë Hotit në takimin e liderëve, disa porosi lidhur me kalimin e dialogut në nivel teknik.

Mirëpo, duket se cështja e pjesëmarrjes në bisedime nuk janë arsyeja e vetme të prishjes së raporteve në mes të LDK’së, AAK’së e Nismës.

Haradinaj bëri të ditur se nuk ka pasur informacion për emërimin e Skender Hysenit si koordinator për dialogun.

Për shkak se nuk ka pasur informacione, Hardinaj tha se nuk do ta përkrah Hysenin si koordinator të shtetit në bisedime.

“E ka emëruar Skender Hysenin për të cilin kam respekt por i pari që ia përkrahu është presidenti Thaçi, nuk ia ka përkrahur Aleanca për shembull sepse as nuk kam qenë në dijeni. Asnjë mesazh nuk e kam marrë as nga Hoti as nga Mustafa se do ta emëroj Skender Hysenin për këtë punë”, tha Haradinaj.

Njejtë deklaroi edhe Limaj.

“S’kam qenë i informuar për koordinatorin, por është çështje e kabinetit. Pse e ka emëruar nuk e di. Jam i rezervuar sepse nuk e di pse është emëruar”, tha mbrëmë Limaj në T7.

Përderisa partnerët kryesorë të Hotit shprehen të habitur e tregojnë publikisht se nuk e përkrahin Hysenin, emërimi i tij i ka pajtuar kryeministrin dhe presidentin.

Kjo u pa në ditën kur u bë publik emri i Hysenit. Për pak minuta Hoti dhe Thaci përmes Facebook’ut ia dhanë aminin në pozitën e re koordinatorit të dialogut.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, sot kam emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, shkroi Hoti.

Pas Hotit, Thaci shkroi në Facebook se është koordinuar me kryeministin për të emëruar Hysenin, për të cilin tha se ësht produkt i koordinimit ndërinstitucional. 

Deklaratave me tone të acaruara iu është përgjigjur sot edhe Hoti. Ai tha se Kosova ka një kryeministër që koordinohet por pa lejuar ndërhyrje në autorizimet e tij.

Të ngjashme

Lajme

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Lajme

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti-COVID, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

Lajme

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Lajme

Dy femra kosovare ankohen se familjari i tyre vdiq si pasojë e neglizhencës mjekësore

Lajme

Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

Lajme

Deputetët e VV’së ndryshojnë mendim në votimin e dytë të marrëveshjes ndërkombëtare

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7