07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Jakup Krasniqi konfirmohet pozitiv me COVID-19

nga Televizioni T7
10:32 23/07/2020
në Lajme
0
SHARES
65
VIEWS

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar për Express vetë Krasniqi. 

Teksa ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi për Epxress.

E përveç Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.

Megjthëkëtë, në gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë humbur jetën.

Shifra e përgjithshme e viktimave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150.

IKSHPK-ja tha se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 143 pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3.369.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 6.286 raste pozitive.

Aktive aktualisht janë 2.762 raste.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës

Në Zyrën e Kryeministrit nuk shqetësohen nga deklaratat e Haradinajt: Koalicioni po funksionon mirë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING