17.06.2025
Televizioni 7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
No Result
View All Result
T7

Tetë mjekë anesteziologë të QKUK-së janë të infektuar me Covid 19

nga Televizioni T7
13:08 22/07/2020
në Lajme
0
SHARES
279
VIEWS

Në Kosovë, në mesin e punonjësve shëndetësorë që janë infektuar me koronavirusin e ri, bëjnë pjesë edhe 8 mjekë anesteziologë dhe 30 infermierë të Klinikës së anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nehat Baftiu, drejtor i klinikës së anesteziologjisë në QKUK , i tha Radios Evropa e Lirë se ky profil i punonjësve shëndetësorë janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me pacientët e infektuar, andaj sipas tij, kjo është arsyeja e numrit të lartë të anesteziologëve, por edhe infermierëve të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

LEXO EDHE

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

’’I gjithë stafi i anesteziologjisë dhe mjekimit intenziv duhet me qenë afër fytyrës së pacientit, dhe normalisht që janë infektuar në vendin e punës. Puna me intervenimet jo urgjente është ndalur dhe jemi orientuar tek pacientët me COVID-19, në katër klinika: në infektive, mjekësinë sportive , mjekimin intensiv qendror dhe të tjera, ku po trajtohen pacientët me COVID-19’’, tha Baftiu.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale në vazhdimësi gjatë viteve të fundit janë përballur me mungesë të anesteziologëve.

Më 1 korrik, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “infektimi i një numri të lartë të personelit shëndetësor, mund të paraqesë sfidë serioze në trajtimin adekuat të pacientëve”.

Në Kosovë në mesin e të infektuarve me koronavirusin e ri janë edhe rreth 500 profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, bëri të ditur se situata aktuale është mjaft alarmante, pasi siç thotë ai, numri i stafit brenda sistemit publik shëndetësorë, është më i ulët sesa nevojat që kanë klinikat që po trajtojnë pacientët me COVID-19.

“Situata po ndryshon nga dita në ditë. Janë deri në 500 punëtorë shëndetësorë të infektuar. Ne kemi pritur që të punësohen mjekë e infermierë të rinj, në mënyrë që sistemi të mos kolapsojë. Në të kundërtën nëse situata vazhdon kështu, dhe vazhdon infektimi i punëtorëve shëndetësorë – dhe tashmë kemi edhe një rast të vdekjes së mjekut – atëherë do të kemi telashe’’, tha Syla.

Të martën, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 541 pacientë, prej të cilëve 291 janë raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 250 ende janë të pritje të konfirmimit.

Në njoftim theksohet se në trajtim me respiratorë janë 16 raste ndërsa me oksigjenoterapi 295 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 6.045.

Raste aktive me koronavirusin e ri aktualisht janë 2.675.

Të ngjashme

Lajme

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Lajme

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Lajme

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti-COVID, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

Lajme

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Lajme

Dy femra kosovare ankohen se familjari i tyre vdiq si pasojë e neglizhencës mjekësore

Lajme

Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

artikulli i radhës

Caktohet një muaj paraburgim për 40-vjeçarin që ia preu kokën babait me sëpatë në Fushë Kosovë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7