17.06.2025
Televizioni 7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
No Result
View All Result
T7

Mediat serbe i japin hapësirë Vjosa Osmanit pasi zhvlerësoi Hotin përballë Vuçiqit

nga Televizioni T7
13:11 22/07/2020
në Lajme
0
SHARES
107
VIEWS

Kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të papërvojë kryeministrin Avdullah Hoti. Sipas saj, kryeministri i Kosovës s’është marrë asnjëherë me procesin e negociatave përballë Serbisë. 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës e cila është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së LDK-së kohë më parë, ka thënë se Hoti përballë ka Aleksander Vuçiqin i cili ka një përvojë më shumë se dhjetëvjeçare në procesin e dialogut të drejtuar nga Brukseli.

LEXO EDHE

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

“Problemi është që përballë e ka një president i cili e ka mbuluar këtë fushë dhe këtë dialog që së paku një dekadë. E dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjeve rreth shpalljes së pavarësisë, nuk ka asnjë përvojë në negocimin e Pakos së Ahtisarit që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë. Ai nuk ka qenë i përfshirë për aq sa jemi ne të njoftuar në negociata intensive në Bruksel, njëherë me Thaçin kryeministër dhe pastaj me Mustafën”, ka thënë Osmani në Rubikon. 

Një deklaratë e tillë e Osmanit ka marrë vëmendjen e mediave serbe. 

Gazeta serbe “Pravda” ka vendosur titullin “Kryetarja e Kuvendit: Hoti s’ka shanse përballë Vuçiqit”.

Pravda Screen Shot
Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Lajme

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Lajme

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti-COVID, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

Lajme

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Lajme

Dy femra kosovare ankohen se familjari i tyre vdiq si pasojë e neglizhencës mjekësore

Lajme

Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

artikulli i radhës

Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet burri nga Podujeva

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7