09.07.2025
Televizioni 7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
No Result
View All Result
T7

Lebet ditët e fundit në Kosovë, do të mbahet mend për deklaratën “Ju paguani veteranë të rrejshëm, ne investojmë”

nga Televizioni T7
13:19 22/07/2020
në Lajme
0
SHARES
141
VIEWS

Jean-Hubert Lebet, është duke numëruar ditët e fundit në pozitën e tij të ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë. Dje në një takim lamtumirës atë e ka pritur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. 

“Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë,  Jean Hubert Lebet, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

LEXO EDHE

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Lebet do të mbahet në mend në Kosovë për deklaratën e tij të bërë në marsin e vitit 2019 në Skenderaj rreth ‘veteranëve të rrejshëm’. 

Diplomati zviceran kishte thënë se është e papranueshme që Zvicra të investojë para në Kosovë, derisa veti shteti i Kosovës të paguaj veteran të rrejshëm. 

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka shumë shërbyes civilë, tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, kishte deklaruar Lebet.

Një deklaratë e tillë e tij kishte nxitur mjaft shumë reagime, derisa ambasador të shteteve të ndryshme në vend i kishin dalur në përkrahje.

Të ngjashme

Lajme

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Lajme

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Lajme

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti-COVID, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

Lajme

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Lajme

Dy femra kosovare ankohen se familjari i tyre vdiq si pasojë e neglizhencës mjekësore

Lajme

Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

artikulli i radhës

Nëse keni përdor një maskë të tillë për t’u mbrojtur nga COVID-19, këtë duhet ta lexoni patjetër

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7