Site icon Televizioni 7

Veteranët e UÇK’së kërkojnë që Von Crammon’it t’i hiqet mandati i raportueses për Kosovën

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kundërshtuar vizitën e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale në Hagë.

Përmes një konferencë për media, OVL e UÇK-së konsideron se kjo vizitë lidhet pikërisht me intervistimin e presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

“Ne do të bëjmë një reagim për eurodeputeten Cramon sepse jemi të prekur nga sjellja e saj e paprecedent. Kjo ka kohë që ka humbur ekuilibrin politik që do të duhej ta kishte një raportuese për Kosovën”.

“Përderisa e gjithë bota u qua në këmbë për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, ajo një ditë pas intervisitimit të presidentit, pa fije turpi ka vizituar Gjykatën Speciale dhe vizita e saj ka për qëllime specifike për këtë rast”, ka thënë Gucati.

Ai kërkoi që asaj t’i hiqet misioni që e ka.

“Ne kërkojmë nga Parlamenti Evropës shkarkimin e Von Cramon dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovën”, ka thënë Gucati.

Exit mobile version