Site icon Televizioni 7

Trajneri i Gjilanit: Ne e merituam titullin, jam i trishtuar

Gjilani shmangu humbjen ndaj Ballkanit me një gol të shënuar nga Razak në minutat shtesë, që i dha zyrtarisht titullin kampion Dritës dhe njëkohësisht çoi skuadrën e Gentian Mezanit më pranë një vendi në Europa League.

Vetë tekniku vlonjat, në intervistën e dhënë për Supersport në përfundim të takimit, u shfaq i mërzitur për mënyrën se si rrodhi ndeshja sot, teksa drejtoi gishtin nga ai 3-minutësh shpërqendrimi.

Lexo Edhe:

West Ham në epërsi kundër Manchester Unitedit

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe ruajtëm kontrollin e lojës, duke mbajtur larg rrezikun, por në ato tre minuta humbën shpërqendrimin dhe pësuam dy gola. Nuk duhej të na kishte ndodhur kurrsesi ajo situatë, ndaj jam disi i mërzitur, por më pëlqeu reagimi dhe gjetja e golit të barazimit”, u shpreh Mezani.

Në javën e fundit Gjilani do të luajë në kryeqytet përballë Flamurtarit, ku nëse arrin të marrë fitoren, siguron vendin e dytë dhe një vend në Europa League, pavarësisht rezultatit të Ballkanit përballë Dritës. Vetë Mezani e ka quajtur vazhdimisht zonën europiane, si objektivin e skuadrës për këtë sezon.

“Objektivi ynë ka qenë dhe mbetet Europa, por kjo skuadër këtë sezon ka treguar se e ka merituar të shpallet kampione. Ne kemi luajtur futboll në fushë dhe kemi futbollistë që të gjithë i kanë zili. Vetëm Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur futboll në fushë gjatë gjithë sezonit, ashtu siç luajtën edhe sot, duke dhuruar spektakël dhe këto gjëra duhet t’i shohë Federata e Futbollit në Kosovë”, u shpreh Mezani.

Exit mobile version