Site icon Televizioni 7

“Të dalin sytë nga vendi!” Emina Cunmulaj publikon testin e Covid

Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja shqiptare, asistohet nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.

Përpos rezultatit ajo ka publikuar pamje në story dhe ka treguar se ka qenë një nga testet më të vështira që ka realizuar në jetën e saj. Modelja shton se gjatë testit u ndje sikur do t’i dilnin sytë nga vendi.

A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo teksa ka publikuar videon ku është gati të vjellë pasi ka bërë testin.

Exit mobile version