Site icon Televizioni 7

Pamje nga protesta e tensionuar kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë

Disa qytetar kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, të tjerë dalin në mbrojtje të këtij objekti.

Punimet po vazhdojnë.

Por, jo të gjithë janë pro ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Një numër i qytetarëve u mblodhën këtu për të kundërshtuar këtë projekt.

Kjo është arsyeja pse këtu janë prezent edhe Polica e Kosovës.

Në ktë protestë doli edhe Rabit Mani. Ai tregon arsyet se pse është kundër ndërtimit të këtij objekti fetar.

E për t’ju bashkuar kësaj proteste, erdhën edhe nga qytetet tjera të Kosovës.

Ani pse kjo protestë ishte bërë të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë, këtu vëmendjen e morri dikush tjetër.

Ishte Sadat Islami që kishte ardhur nga Stanovci për të kundërshtuar protestën e qytetarëve.

E në përkrahje te këtij doli edhe dikush tjetër.

Por, për dallim nga ai, ky qytetar erdhi  me një veshje tjetër.

I veshur me rroba që mbanin emblemën e UCK-së , Berim Ejupi erdhi për të kundërshtuar këtë protestë.

Por këtu diskutime mes protestuesve dhe  atyre që po përkrahin këtë ndërtim, nuk përfundoi me kaq.

Përfaqësuesja e banorëve të lagjes “Dardania” tha se kjo lagje nuk ka nevojë për xhami.

Por këto deklarata po i kundërshton dikush tjetër.E me të kryer fjalimin e tij, ky qytetar u tërhoq nga Policia e Kosovës.

Këta të fundit po kërkonin nga ai dokumentet t identifikimit.

Por në mbrojte të tij doli dikush tjetër duke e tërhequr nga turma e Policisë së Kosovës.

E gjithë këto zhvillime ndodhën pa prezencën e organizatorit të protestës , Binak Gashi, ish-pjesëtar i UÇK’së.

Ani pse e organizoi vetë, ai  nuk mori pjesë aty sipas protestuesve ai nuk erdhi për shkak të pandemisë.

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, gurthemeli i së cilës është vendosur kohë më parë, kanë nisur të mërkurën e 15 korrikut.

Për fillimin e punimeve ka njoftuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Kjo xhami do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, ndërsa kostoja e saj vlerësohet të jetë prej 35 deri në 40 milionë euro.

Exit mobile version