Site icon Televizioni 7

Llapjani i infektuar me koronavirus thyen vetizolimin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është inicuar rast për përhapje të sëmundjeve ngjitëse ndaj një llapjani, i cili edhe pse ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ka thyer vetizolimin, raporton Express.

Rasti është konfirmuar përmes raportit 24 orësh. 

“Podujevë 22.07.2020-10:44. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raport.

Exit mobile version