Site icon Televizioni 7

Kurti: GJND-ja na pajisi me një armë për arenën ndërkombëtare, kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se mendimi i para 10 vjetëve i GJND-së pro shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk u shfrytëzua

Kurti ka shkruar se mendimi i GJND-së është një armë e rëndësishme e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur.

“Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj. GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version