Site icon Televizioni 7

Haradinaj për 22 Korrikun: GJND forcoi Kosovën e 17 shkurtit

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i 22 korrikut 2010 i GJND’së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka forcuar 17 shkurtin e vitit 2008.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se angazhimi i të gjithëve është që këto vendime historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Republikës së Kosovës, përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit.
I tërë angazhimi jonë është që këto dy vendime të rëndësishme historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim”, ka shkruar ai.

Exit mobile version