Site icon Televizioni 7

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, kanë konfirmuar burime të Gazetës Express.

Deri më tani Veseli nuk ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv, derisa, të heshtur gjatë të enjtes kanë qenë edhe në zyrën për media të pyetur nga Express.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës për këtë temë.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike, ndërkaq, ka thënë për Express shkurtimisht se nuk ka informacione për këtë temë.

Exit mobile version