Jada Pinkett Smith ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj ku ka treguar se ka pasur lidhje dashurie me këngëtarin August Alsina.
Në emisionin e Jada në Facebook, “Red Table Talk”, ku u përball me Will, Jada u shpreh se me August gjithçka nisi si miqësi e ngushtë, pasi këngëtari po vuante nga shëndeti mendor.
Pinkett Smith i kishte ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, në mënyrë që ta ndihmonte me sa mundej. Asokohe, martesa mes Jada-s dhe Will ishte në krizë dhe çifti po kalonin një periudhë kohe të ndarë.
“Nisa një lidhje me August”, ka konfirmuar më tej Jada. “Ndjeja shumë dhimbje. U mposhta nga dhimbja. Por, gjatë asaj lidhje, mësova se nuk mund ta gjesh lumturinë jashtë vetes…Mund ta them me siguri se bëmë gjithçka për të qendruar larg njëri-tjetrit, vetëm për të kuptuar këtë gjë. Gjatë asaj lidhje përjetova pamaturi emocionale. Dhe kur unë vendosa që të rilidhesha me ty për të kuptuar më shumë rreth nesh, August vendosi të ndërpriste çdo komunikim me mua. Gjë që është mëse e kuptueshme”, është shprehur ajo.