30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Werderi e refuzon ofertën e parë për Rashicën

nga Televizioni T7
13:03 13/07/2020
në Sport
Werderi e refuzon ofertën e parë për Rashicën
0
SHARES
149
VIEWS

Leipzigu i ka ofruar së fundmi 15 milionë euro plus 3 nga bonuset për yllin kosovar

Werder Bremeni e ka refuzuar ofertën e parë të Leipzigut për Milot Rashicën.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

“Die Roten Bullen” i kishin ofruar 15 milionë euro plus 3 milionë të tjerë nga bonuset për yllin kosovar.

Mirëpo, tabloidi gjerman “Bild” raporton se Werderi e ka refuzuar këtë ofertë pasi kërkon më shumë para për sulmuesin e tij, përcjell Gazeta Express.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Bremeni i kërkon së paku 25 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.

“Ne jemi pajtuar që ai nuk do të jetë me ne në sezonin e ardhshëm. Mirëpo, ne nuk kemi nevojë ta shesim për një shumë të ulët”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

Krahas Leipzigut, interesim për 24 vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet tjera të njohura evropiane.

Në Gjermani e duan edhe Borussia Dortmundi e Hertha Berlini.

Në Angli e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni e West Hami.

Kure, në Itali kanë shprehur interesim për të Milani, Napoli e Lazio.

Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka zhvilluar 34 ndeshje në sezonin 2019/2020 dhe i ka realizuar 11 gola e i ka bërë 8 asistime. 

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Oriola Marashin e fotografojnë nga prapa gjatë një shëtitje pranë detit

Oriola Marashin e fotografojnë nga prapa gjatë një shëtitje pranë detit

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING