30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Vuçiq cinik në Bruksel: Shqiptarët t’i gjejnë në hartë vendet ku mendojnë se ka varreza, ne i duam arkivat e UÇK’së

nga Televizioni T7
19:43 16/07/2020
në Lajme
Vuçiq cinik në Bruksel: Shqiptarët t’i gjejnë në hartë vendet ku mendojnë se ka varreza, ne i duam arkivat e UÇK’së
0
SHARES
33
VIEWS

Një prej temave boshte të takimit të sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, ka qenë edhe tema e të zhdukurve gjatë luftës së fundit.

Rreth asaj se çfarë kanë diskutuar për këtë çështje, ka dhënë detaje vetë kreu i shtetit serb. Ai ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i përgjigjet çfarëdo kërkese të palës kosovare sa i përket të zhdukurve.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Vucic me cinizëm ka thënë se kosovarët duhet të tregojnë për lokacionet se ku mendojnë që mund të ketë varre të shqiptarëve, dhe se në bashkëpunim me Bashkimin Evropian do të gërmojnë për të parë nëse në ato lokacione do të ketë diçka.

“Ne thamë që jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërkese të shqiptarëve, kudo që ata mund të tregojnë në hartë një vend ku mendojnë se ka ndonjë varr të shqiptarëve, dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ta dhe në prani të evropianëve për të treguar nëse ka diçka në ato vende ose jo”, ka thënë Aleksander Vucic.

Por ish-ministri për propagandë i Sllobodan Millosheviqit thotë se kanë kërkuar të njejtën të drejtë edhe për Serbinë.

Vucic ka thënë se Hoti ka kërkuar që të hapen të gjitha arkivat e ushtrisë dhe policisë së Serbisë derisa ka potencuar se një kërkese të tillë i është kundërpërgjigjur duke kërkuar hapjen e të gjitha arkivave dhe dosjeve të UÇK’se.

“Shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore. Ne kërkuam që të hapen arkivat e UÇK’së, në mënyrë që të shohim se ku u vranë serbët dhe jo-shqiptraët tjerë”, ka thënë Vucic.

Presidenti serb teksa ka folur për këtë temë ka përmendur Kosharen dhe Istogun si dy lokacione që sipas tij nuk i është lejuar Serbisë deri më tani të ketë qasje.

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Pas 6 orësh Prokuroria në Hagë e kryen intervistimin e Thaçit

Pas 6 orësh Prokuroria në Hagë e kryen intervistimin e Thaçit

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING