07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Video: Klopp telefon futbollistin 38-vjeçar që e përmendi pas promovimit në ligë

nga Televizioni T7
12:20 14/07/2020
në Sport
0
SHARES
166
VIEWS

Adebayo Akinfenwa kishte thënë se ai do të pranonte të fliste me Jurgen Kloppin vetëm kur Ëycombe Wanderers ta siguronte promovimin në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, dhe trajneri i Liverpoolit iu përgjigj pas arritjes së këtij qëllimi.

Wycombe e siguroi promovimin në Championship për herë të parë në historinë 133-vjeçare të klubit falë fitores me rezultat 2:1 në barazhin e Ligës së Parë kundër Oxford Unitedit të hënën, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Heroi i Wycombes dhe tifozi i Liverpoolit, Akinfenwa, tha pas ndeshjes në një intervistë që është bërë virale se tani do ta pranonte vetëm ndonjë telefonatë nga Jurgen Klopp, në mënyrë që të festojnë bashkë.

We LOVE Adebayo Akinfenwa! What an interview 🤣pic.twitter.com/DAgyYHTLTI

— Soccer AM (@SoccerAM) July 13, 2020

Klopp e dëgjoi kërkesën e 38-vjeçarit dhe e telefonoi atë.

“Përshëndetje, urime! Unë e shikova ndeshjen, Nuk e pashë intervistën, por një lojtar më tregoi çfarë the dhe më tha se mund të të kontaktoj ty në Whatsapp. Urime. Jam i sigurt se ke dashur gjatë gjithë jetës të jesh të paktën në Championship dhe tani e ke arritur”, dëgjohet duke i thënë Klopp.

Are u crazyyyyyyy the man, the myth, the legend sent me a Watsapp. Today can’t get any better. Thank you Klopp #YNWA #Beast20 #BeastMode we did it #champHereWeCome 💪🏿🙏🏿💙 pic.twitter.com/9RgiKZkYt2

— daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) July 13, 2020

“Të lumtë! Ishte fitore me të vërtetë e mrekullueshme. Edhe në këto kohëra të çuditshme, ne mund të festojmë ashtu siç duhet”.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Trajneri i Belgjikës: Hazard do t’i sjellë shumë suksese Real Madridit

Trajneri i Belgjikës: Hazard do t’i sjellë shumë suksese Real Madridit

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING