30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

nga Televizioni T7
19:45 23/07/2020
në Sport
Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
0
SHARES
88
VIEWS

Udinese e ka mposhtur Juventusin me një përmbysje mbresëlënëse 2:1 të enjten, duke ua shtyrë bardhezinjve festën e titullit në Serie A dhe njëkohësisht duke i fituar tri pikë jetike në përpjekjet e vet për mbijetesë në ligën elitare italiane.

Ilija Nestorovski Seko Fofana ishin heronjtë e Udineses duke ia siguruar asaj një fitore tronditëse dhe të papritur në pjesën e dytë në Dacia Arena, pasi Matthijs de Ligt e kishte kaluar Juven në epërsi fillimisht, raporton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Skuadra e Maurizio Sarrit ishte e vetëdijshme se një fitore në Udine do t’i shpallte ata kampionë të Italisë për herë të nëntë radhazi, por jo edhe se Udine e kishte përgatitur një befasi mahnitëse për ta.

Juventusi duhet të presë të paktën deri të dielën kur përballet me Sampdorian për ta fituar titullin e nëntë në nëntë vjetët e fundit.

Ndërkohë, Udinese ka bërë hap shumë të madh në përpjekje për ta siguruar qëndrimin në elitë edhe sezonin e ardhshëm falë këtyre tri pikëve.

Skuadra e Luca Gottit tani ngrihet në pozitën e 15-të me 39 pikë, shtatë më shumë se Lecce që ndodhet në zonën e rrezikshme për rënie nga liga, tri javë para përfundimit të sezonit.

Në një ndeshje pothuajse të barbartë, por me Juventusin që ishte më kërkues, iu desh një mbrojtësi për të dalë në skenë për të shënuar pas 42 minutave lojë.

De Ligt e mori një top në qendër dhe goditi nga rreth 25 metra largësi duke shënuar gol të bukur.

Por vetëm shtatë minuta brenda pjesës së dytë, Nestorovski e barazoi rezultatin për vendasit duke shënuar me kokë pasi u la i vetëm në shtyllën e dytë.

Fitoren e papritur për Udinen e arriti Fofana me një veprim fantastik individual, duke i kaluar disa futbollistë, përfshirë De Ligt në fund për ta mposhtur Szczensyn.

Ai shënoi në minutën e 92-të, atëherë kur ishte tepër vonë për skuadrën e Sarrit ta festonte titullin. /Gazeta Express/

Të ngjashme

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

Interi e humb mbrojtësin kryesor
Sport

Interi e humb mbrojtësin kryesor

artikulli i radhës
Me një video emocionuese, Morena kërkon nga Apple vendosjen e Kosovës në hartë

Me një video emocionuese, Morena kërkon nga Apple vendosjen e Kosovës në hartë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING