07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Tuhina: Çdo lojtare ëndërron ta përfaqësojë vendin e vet në botë

nga Televizioni T7
12:00 17/07/2020
në Sport
Tuhina: Çdo lojtare ëndërron ta përfaqësojë vendin e vet në botë
0
SHARES
17
VIEWS

Nga viti i ardhshëm Kosova A do të paraqitet në garat ndërkombëtare në konkurrencën e vajzave. Kjo është hera e parë që Kosova A e vajzave do të luajë në garat zyrtare.

Kosova pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Komuniteti i basketbollit e ka mirëpritur shumë mirë vendimin e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për formimin e Përfaqësueses A të vajzave dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

Njëra nga basketbollistet më të talentuara në Kosovë është Astera Tuhina, e cila flet për paraqitjen në garat ndërkombëtare.

“Mendoj se formimi i Kosovës A të femrave është shumë i rëndësishëm sepse besoj se është një ëndërr e secilës lojtare të përfaqësoj shtetin e vet në një nivel kaq të lartë. Mund të fitojmë përvojë të luajmë në garat ndërkombëtare dhe mund të formojmë një ekip të mirë për të përfaqësuar vendin në garat zyrtare”, ka thënë Tuhina për faqen zyrtare të FBK-së.

Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Vdes një 64-vjeçar nga Kamenica i prekur me COVID-19

Vdes një 64-vjeçar nga Kamenica i prekur me COVID-19

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING