07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Trajneri i Belgjikës: Hazard do t’i sjellë shumë suksese Real Madridit

nga Televizioni T7
12:22 14/07/2020
në Sport
Trajneri i Belgjikës: Hazard do t’i sjellë shumë suksese Real Madridit
0
SHARES
27
VIEWS

Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, beson se Eden Hazardi do t’i sjellë shumë suksese Real Madridit, ndërsa ka shtuar se ylli belg veçse e ka dëshmuar që ai është yll në fushën e lojës.

Eden Hazardi e shkëmbeu Chelsean për Real Madridin gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, në një marrëveshje prej 100 milionë eurosh. Megjithatë, belgu s’ka arritur ta shfaqë më të mirën e tij në Santiago Bernabeu ende, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Problemet e shumta me lëndime e kanë kufizuar Hazardin në vetëm 15 paraqitje në kryeqytetin spanjoll në La Liga dhe 20 gjithsej në të gjitha garat, pasi ai  e kishte thyer kyçin e këmbës, para ndërprerjes së sezonit shkaku i përhapjes së Covid-19.

Por, trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Martinez, pret gjëra të mëdha nga Hazardi në Real.

“Unë po e bëj një vlerësim pozitiv sepse ti duhet ta vlerësosh një lojtar edhe në momentet e mira, edhe në ato të këqija. Ky ka qenë viti më i vështirë në karrierën e Edenit, sepse ai kurrë më parë s’ka munguar në kaq shumë ndeshje”, ka thënë Martinez.

“Hazardi ia ka dëshmuar Real Madridit se ai është një lojtar yll , rreth të cilit mund të ndërtosh një projekt për të ardhmen dhe se ai do t’i sjellë klubit shumë suksese”.

“Fakti që La Liga është shtyrë ka qenë në të mirën e Edenit, në mënyrë që ai të ketë mundësi të luajë para se të përfundonte sezoni aktual. Ai tani është plotësisht i gatshëm ta çojë përpara këtë projekt”. 

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Trajneri i Kosovës: Duam ta bëjmë çdo kosovar në botë krenar me Kombëtaren

Trajneri i Kosovës: Duam ta bëjmë çdo kosovar në botë krenar me Kombëtaren

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING