02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Thomas Bach kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike pa praninë e tifozëve

nga Televizioni T7
19:04 16/07/2020
në Sport
Thomas Bach kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike pa praninë e tifozëve
0
SHARES
54
VIEWS

Presidenti i Komitetit Olimpik Thomas Bach është kundër zhvillimit të Lojërave të ardhshme Olimpike pa praninë e spektatorëve.

Presidenti i 9 i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është në mënyrë kategorike kundër mbajtjes së Olimpiadës së Tokios me dyer të mbyllura dhe 66-vjeçari gjerman bëri të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në fakt Lojërat Olimpike përfaqësojnë ngjarjen më të rëndësishme në karrierë për çdo sportist dhe asnjëherë deri më sot nuk ka ndodhur që një Olimpiadë të zhvillohet pa praninë e spektatorëve.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Lojërat Olimpike të Tokios siç dihet ishin programuar për t’u mbajtur pikërisht këtë verë, megjithatë për shkak të pandemisë së koronavirusit Olimpiada e 32-të është shtyrë për vitin e ardhshëm. Ka ende shumë paqartësi në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohen lojërat e ardhshme verore, duke patur parasysh që edhe tani shumë sporte kanë rifilluar aktivitetet por me dyer të mbyllura, për të evituar në këtë mënyrë grumbullimet masive. Numri 1 i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar lëshoi një mesazh të qartë në lidhje me të ardhmen e këtyre lojërave, por është e kuptueshme që një Olimpiadë pa praninë e spektatorëve nuk do të kishte të njëjtën vlerë, e natyrisht zhvillimi i Lojërave Olimpike në rrethana të tilla nuk do t’i interesonte askujt.

Pas përhapjes së shpejtë dhe përmasave që mori pandemia e koronavirusit anembanë globit në muajin mars u mor vendimi për t’i shtyrë Lojërat Olimpike për vitin e ardhshëm, sidoqoftë gjithçka është mbështjellë me një tis misteri, për mënyrën se si do të zhvillohet Olimpiada dhe mbi të gjitha në mungesë të shpikjes së një vaksine që ta luftojë këtë virus lind natyrshëm pyetja a do të mbahen apo jo në të vërtetë pas 12 muajve lojërat verore.

Për momentin drejtuesit e shumë sporteve i kanë marrë masat, duke i zhvilluar aktivitetet pa praninë e spektatorëve, për të evituar grumbullimin e turmave, në mënyrë që të evitohet infektimi në masë i publikut, sidoqoftë kur u pyet në lidhje me një skenar të tillë edhe për Olimpiadën e Tokios Thomas Bach shpjegoi se po mendohet për disa lloj zgjidhjesh, por 66-vjeçari qartësoi se mbajtja e Olimpiadës së vitit 2021 me dyer të mbyllura nuk merret fare në konsideratë, sepse në mënyrë të kuptueshme një opsion i tillë përfaqëson një përfundim të padëshiruar.

Thomas Bach theksoi se po këmbëngulet për të gjetur zgjidhje që nga njëra anë të ruhet shëndeti i të pranishmëve dhe sportistëve pjesëmarrës, ndërsa në krahun tjetër të përcillet në mënyrën më të mirë të mundshme edhe shpirti olimpik. Sipas një sondazhi të kryer në kryeqytetin e Japonisë më shumë se 50% e popullsisë së Tokios është në favor të një shtyrje të mëtejshme të këtyre lojërave, apo qoftë edhe të anulimit përfundimtar të olimpiadës së ardhshme.

Ditën e mërkurë u bë e ditur se Olimpiada Rinore që ishte programuar për t’u zhvilluar në Dakar u shty për në vitin 2026 dhe presidenti aktuali i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e justifikoi një vendim të tillë me faktin që një zgjidhje e tillë ishte e domosdoshme, duke patur parasysh që në rast të kundërt do të kishte një ngjeshje të kalendarit me plot pesë aktivitete shumë të rëndësishme olimpike në harkun e vetëm tre vjetëve, gjë që do të sillte për pasojë në mënyrë të pashmangshme edhe një kufizim të paprecedent në aspektin financiar për gjithë këto evente.

66-vjeçari gjerman përjashtoi një shtyrje të Olimpiadës së Tokios njësoj si Lojërat Rinore të Dakarit, pasi situata sipas tij bëhet fjalë për dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe nuk mund të bëhen krahasime ndërmjet këtyre dy vendeve. Ai shtoi se këshilli drejtues është optimist se lojërat e ardhshme olimpike do të mbahen rregullisht brenda afateve të parashikuara. KON-i ka saktësuar se 150 milionë dollarë do të injektohen në formë asistence në fund të këtij viti, për të ndihmuar Komitetet Olimpike Kombëtare të vendeve më të prekur nga shtyrja e Olimpiadës. Olimpiada e Tokios do të mbahet vitin e ardhshëm në “vendin e lindjes së diellit” nga 23 korriku deri më datë 8 gusht. 

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Pogba ka ndërruar mendjen

Pogba ka ndërruar mendjen

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING