30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Thiago, afër transferimit në Liverpool

nga Televizioni T7
12:31 17/07/2020
në Sport
Thiago, afër transferimit në Liverpool
0
SHARES
31
VIEWS

Jurgen Klopp i ka dhënë dritën jeshile transferimit të Thiago Alcantara. Trajneri gjerman dha urdhrin të negociohej me mesfushorin e Bayern Munich, i cili, sipas “Bild”, e ka pranuar ofertën e skuadrës kampione angleze. Thënë ndryshe, ai ka vendosur të kalojë nga kampionët te kampionët, duke ndryshuar kuqezinë e bavarezëve me të kuqen e Liverpool.

Tani po punohet për mirëkuptimin e duhur edhe midis klubeve. Bayern Munich pranon ta shesë Thiago, megjithëse është lojtar i rëndësishëm për trajnerin Flick. Lojtari ka refuzuar të rinovojë dhe me më pak se një vit kontratë në “Allianz Arena”, bavarezët duhet ta shesin, përndryshe mund të largohet falas mbas një viti.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Sipas “Bild”, Liverpool ka bërë një ofertë të parë prej 20 milionë euro, ndërsa kampionët e Nundesligës kërkojnë dyfishin, 39-40 milionë euro. Një shitje që do të ishte akoma nën çmimin e tregut të spanjollo-brazilianit, me vlerë 48 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Në moshën 29-vjeçare, Thiago Alcántara e ka konfirmuar veten si një nga mesfushorët më të mirë në Europë. Këtë sezon ka qenë kyç, si me trajnerin Kovac, ashtu edhe me Flick, megjithëse një dëmtim e pengoi të merrte pjesë më shumë nga ndeshjet e fundit të kampionatit.

Liga e Kampionëve paraqitet si turneu i fundit, ku mund të luajë me fanellën e bavarezëve. Klopp e dëshiron atë në “Anfield”, lojtari e ka pranuar ofertën personalisht, por mbetet të gjendet akordi mes dy klubeve tashmë . /Telesport/

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Dy derbi për titull në IPKO Superligë

Dy derbi për titull në IPKO Superligë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING