02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

“Të gjithë e dinë që Manchester City ka shkelur rregullat”

nga Televizioni T7
19:24 16/07/2020
në Sport
“Të gjithë e dinë që Manchester City ka shkelur rregullat”
0
SHARES
26
VIEWS

Kreu i La Ligës, Javier Tebas ka përsëritur edhe njëherë akuzat se KAS-i i Lozanës nuk u ngrit në lartësinë e detyrës, pasi gaboi rëndë duke i hequr pezullimin për dy vite nga kompeticionet europiane, skuadrës së Manchester City-t.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, Tebas theksoi se të gjithë e dinë që Manchester City dhe Paris Saint Germain kanë shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar dhe se pasi të njihet me vendimin zyrtar, do të flasë sërish për këtë çështje.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

“Të gjithë e dinë që Manchester City ka shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar. Kur ne në UEFA e dënuam, nuk kishim asnjë dyshim mbi shkeljet që kanë bërë klube si City dhe PSG, por KAS-i gaboi rëndë duke rrëzuar pezullimin. Manchester City dhe PSG janë skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti vitet e fundit dhe nuk e kanë bërë këtë bazuar në ta ardhurat e tyre, por të sponsorizuara nga “Petrodollari”, apo paratë e naftës që kanë pronarët e tyre”, deklaroi Tebas.

Më herët edhe trajnerët Jose Mourinho e Jurgen Klopp ishin shprehur qartësisht kundër vendimit të dhënë nga KAS, por kishin hasur në kundërshtitë e trajnerit Pep Guardiola.

Megjithatë edhe për këtë të fundit Javier Tebas e ka një përgjigje.

“Do t’ia shpjegoj gjithçka me detaje Guardiolës, menjëherë sapo të marr në dorë arsyetimin e vendimit nga ana e KAS-it”, u shpreh drejtuesi kryesor i La Ligës në Spanjë.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING