04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Tahiri i del në krah Hotit: Nuk ka shkuar për qejf ne Bruksel e ka obligim kushtetues

nga Televizioni T7
19:00 16/07/2020
në Lajme
Tahiri i del në krah Hotit: Nuk ka shkuar për qejf ne Bruksel e ka obligim kushtetues
0
SHARES
70
VIEWS

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se  kryeministri Hoti nuk ka udhëtuar për qejf ne Bruksel por se e ka obligim kushtetues. Kjo deklaratë vjen pas një reagimi të Keshilltarit të Presidentit Adil Behramaj i cili akuzoi Hotin që ka shkuar ne takimin e Brukselit.

Kështu ishte shprehur Behramaj para takimit Hoti – Vuciq.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Por, Tahiri thotë se sot te gjithë duhet te jenë me Thaçin në Hagë dhe Hotin në Bruksel.

“Secili shqiptar që frymon dhe mendon shqip, sot është me presidentin Thaçi në Hagë, për shkak se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe saktësisht dihet kush është viktima dhe kush është agresori. Dhe secili prej nesh është 100% në vijë me këtë”, tha Tahiri.

“Avdullah Hoti nuk ka shkuar për qejf në Bruksel, nuk është atje se ka pasur një udhëtim të qejfit, por ka pasur detyrë dhe obligim që buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe po ashtu prej përkushtimit të Kosovës për një dialog”, u shpreh Tahiri përmes një postimi.

“Në secilin moment që Kosova i ka ikur tavolinës ka humbur. Po ashtu, të gjithë ata që frymojnë dhe mendojnë shqip janë me përfaqësuesin legjitim të këtij populli që është në Bruksel, pra me z. Avdullah Hoti. Pra, janë dy procese të ndara: kë e përfaqëson; si e përfaqëson. Këto janë dy tema politike që duhet të trajtohen. Secila tendencë për t’i dobësuar, z. Thaçi në Hagë e z. Hoti në Bruksel, është dëmtim drejtpërdrejt i interesit kombëtar shqiptar të Republikës së Kosovës.”, përfundon Tahiri.

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Komuna e Mitrovicës Veriore shkurton orarin e punës për shkak të pandemisë

Komuna e Mitrovicës Veriore shkurton orarin e punës për shkak të pandemisë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING