24.05.2025
Televizioni 7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7
No Result
View All Result
T7

Sipërmarrësit nga diaspora dhurojnë 5 mijë teste COVID për Shqipërinë

nga Televizioni T7
19:15 22/07/2020
në Lajme
Sipërmarrësit nga diaspora dhurojnë 5 mijë teste COVID për Shqipërinë
0
SHARES
123
VIEWS

Pesë mijë teste i janë shtuar kapacitetit të tamponëve që janë në shërbim të qytetarëve për të zbuluar raste me COVID-19. Të dhuruar nga tre biznesmenët nga diaspora, Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, ky nuk do të jetë kontributi i fundit brenda kësaj nisme.

 “Nuk ka dhuratë më të madhe nga perëndia sesa jeta e njeriut dhe është momenti që të jemi të gjithë bashkë të organizuar dhe të ruajmë jetën e njëri tjetrit”, tha sipërmarrësi Remzi Ejupi.

LEXO EDHE

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko e cikësoi si një iniciativë shumë të veçantë.

“Kjo është një pjesë e ndihmës për Shqipërinë dhe do të vijnë edhe të tjera”, tha ai.

Skënder Xhakaliu, përfaqësuesi i z. Destani dhe z. Viqa u shpreh se kjo nismë ka nisur 1 muaj më parë dhe se do të vazhdojë.

“Ky aksion ka filluar muajin e kaluar me Kosovën që kemi dhuruar 12 mijë teste, po ashtu edhe në Maqedoni janë dorëzuar 2 mijë teste. Diaspora çdo herë do të jetë pranë institucioneve të shteteve tona dhe do të jetë e gati të ndihmojë aty ku është nevoja”, tha ai

Ministrja e shëndetësisë shtoi rëndësinë që kanë këto teste, në situatën në të cilën ndodhemi.

 “Janë kite që do të rrisin stokun të materialeve të nevojshme për të rritur testimin në popullatë. Jemi në një moment serioz të zhvillimit të pandemisë, por paralelisht jemi duke forcuar kapacitetet tona, ndaj dhe kjo vepër është një hap më shumë. Nëse ka një emërues kjo pandemi, është solidariteti mes vendeve”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Të ftuarit nuk harruan të falënderojnë stafin mjekësor për ndihmën e dhënë në këto muaj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje.

Të ngjashme

Lajme

Si u emërua Skënder Hyseni koordinator pa dijeninë e Haradinajt e Limajt

Lajme

Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

Lajme

Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti-COVID, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

Lajme

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Lajme

Dy femra kosovare ankohen se familjari i tyre vdiq si pasojë e neglizhencës mjekësore

Lajme

Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

artikulli i radhës
Ambasadori gjerman afër përfundimit të mandatit, Osmani e pret në takim lamtumirës

Ambasadori gjerman afër përfundimit të mandatit, Osmani e pret në takim lamtumirës

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • LIVE
  • PRESSING
  • Frontal
  • Gjesi
  • MARKETING
  • Oferta per Zgjedhjet 2025
  • RRETH T7