07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Shqiptarët arrijnë marrëveshje në Bujanovc, reagon Gent Cakaj e quan superlajm

nga Televizioni T7
12:47 17/07/2020
në Lajme
Shqiptarët arrijnë marrëveshje në Bujanovc, reagon Gent Cakaj e quan superlajm
0
SHARES
53
VIEWS

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka reaguar pasi përfaqësuesit politik në Luginën e Preshevës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanoc duke e quajtur si superlajm.

Cakaj përmes Facebook’ut ka shkruar se kjo marrëveshje është e arritura më domethënëse pasi shqiptarët do të qeversin të vetëm në Bujanoc dhe nuk do të varen nga askush, raporton Gazeta Express.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare”, ka shkruar ai.

Cakaj ka falenderuar përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës për fjalën e mbajtur që I kanë dhënë gjatë mbledhjes në Tiranë lidhur me këtë marrëveshje.

“Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës”, ka thënë Cakaj./GazetaExpress/

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Vushtrria, me palestër të re sportive

Vushtrria, me palestër të re sportive

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING