04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Reshjet rrisin tensionet për digën në Nilin e Kaltër – Etiopia, Sudani e Egjipti në konflikt

nga Televizioni T7
12:56 21/07/2020
në Lajme
0
SHARES
27
VIEWS

Nëntë vjet negociata dhe disa marrëveshje të brishta për atë se si të ndahet uji i lumit më të gjatë në botë pothuajse shkuan dëmë javën e kaluar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Pamjet satelitore të bëra javën e kaluar nga një kompani amerikane treguan se uji tashmë është duke u mbledhur në pendën kontraverse që Etiopia e ka ndërtuar në Nilin e Kaltër, duke i shtyrë zyrtarët egjiptianë që të kërkojnë sqarim urgjent, ndërsa zyrtarët sudanezë janë ankuar se niveli i ujit në lumë ka rënë.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Duket se shiu i madh tashmë e ka mbushur rezervuarin e pendës dhe Etiopia ka thënë se do ta mbushë atë me apo pa marrëveshje me dy vendet e tjera. Egjipti dhe Sudani janë të shqetësuar se kjo do të ndikojë në pakësimin e ujit në segmentet e lumit që kalojnë nëpër territorin e tyre.

Rundi i fundit i bisedimeve mes këtyre shteteve ka dështuar dhe marrëveshja ende nuk është arritur, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Diga e ndërtuar nga Etiopia është projekt hidroenergjetik që ka kushtuar 4.5 miliardë dollarë dhe është shumë i rëndësishëm për qëllimin e këtij shteti që të bëhet fuqi energjetike në Afrikë.

Megjithatë, për Egjiptin ky projekt paraqet kërcënim për njërin nga burimet më të çmueshme. Shumica e 102 milionë banorëve të këtij shteti jeton në ultërisën e Nilit dhe varet shumë nga uji i këtij lumi, duke filluar nga nevoja për pije, nevojat në industri dhe ujitje të tokave bujqësore.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Hulumtohet imuniteti i qytetarëve ndaj Covid-19

Hulumtohet imuniteti i qytetarëve ndaj Covid-19

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING