07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Rekomandimet e PDK’së për pandeminë: Të rriten pagat e punëtorëve shëndetësor, të punësohen 1500 profesionistë

nga Televizioni T7
12:45 14/07/2020
në Lajme
Rekomandimet e PDK’së për pandeminë: Të rriten pagat e punëtorëve shëndetësor, të punësohen 1500 profesionistë
0
SHARES
110
VIEWS

Partia Demokratike e Kosovës ka nxjerrë disa rekomandime për të përmirësuar situatën e përgjithshme lidhur me menaxhimin e pandemisë. Gazeta Express sjell dokumentin dhe rekomandimet e PDK’së.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka dorëzuar te kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sot gjatë ditës disa rekomandime që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së përgjithshme për menaxhimin e pandemisë.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Në këto rekomandime që i ka siguruar Express, PDK rekomandon që të autorizohet Komisioni për Shëndetësi që në afatin më të shpejtë kohor të sjellë për miratim në Kuvend ligjin Anti Covid.

Gjithashtu, nga PDK’ja kërkojnë që të rriten pagat e profesionistëve shëndetësore.

“Kërkojmë urgjentisht qe Qeveria e Kosovës me vendim te veçantë te rrisë pagat e profesionisteve shëndetësore, ashtu siç  ishte planifikuar me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen sipas kërkesave te infermiereve. Po ashtu, ky vendim duhet te përfshije te gjithë zyrtaret shtetërorë qe po përballen çdo dite me menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në kërkesë.

Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli rekomandon gjithashtu që të punësohen edhe 1500 punëtorë shëndetësorë.

Gjithashtu, në këtë dokument shihet se PDK’ja ka kërkuar edhe licencimin e sektorit privat për të bërë teste për COVID 19, si dhe që të sigurohet IKSHPK’ja së bashku me organet e rendit që të prekurit me koronavirus të mos i shkelin kriteret e izolimit.

Megjithatë, këto rekomandime në formë të rezolutës nuk janë miratuar për shkak se në seancën e sotme ka pasur mungesë të kuorumit, pasi që vetëm 40 deputetë ishin të pranishëm në sallë./GazetaExpress/

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Dafina flet për Dj Geek: Jam ende e dashuruar

Dafina flet për Dj Geek: Jam ende e dashuruar

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING