30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Rebelohet Agim Bahtiri: Qeveria mos ta kufizojë lëvizjen në Mitrovicë pa folur me mua

nga Televizioni T7
11:43 13/07/2020
në Lajme
Rebelohet Agim Bahtiri: Qeveria mos ta kufizojë lëvizjen në Mitrovicë pa folur me mua
0
SHARES
277
VIEWS

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet brenda pak orësh, do të propozohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve edhe në 4 komuna tjera të Kosovës.

Siç mëson Gazeta Sinjali, lëvizja e qytetarëve do të kufizohet në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, nga ora 21:00 deri në orën 05:00

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Por I nervozuar ndaj këtyre zërave është shprehur kreu I Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se Qeveria së pari duhet që të konsultohet me të dhe se vet ai, pra Agim Bahtiri duhet ta jap fjalën përfundimtare sa I përket kësaj cështjtje.

“Pohimet se Qeveria do të vendos ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë, janë shqetësuese për qytetarët. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që mos ta marrë vendim për vendosjen e kësaj mase, sepse situata me COVID-19 nuk mund të menaxhohet me këtë masë”, ka thënë Bahtiri.

Thotë se e njeh situatën në të cilën gjenden qytetarët e Mitrovicës.

“Unë i respektoj rekomandinet e IKShP-së kurdo që ato janë zyrtare, mirëpo kufizime të tilla për qytetarët e Mitrovicës nuk mund të merren pa u konsultuar me mua si kryetar komune. Çdo kryetar komune e njeh situatën në të cilën ndodhen qytetarët e tij, dhe kryetari duhet ta jep pëlqimin përfundimtar”, thotë Bahtiri.

E para një jave, qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve në po të njëjtin orar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri.

Qytetarët, do të lejohen të dalin në këtë orar vetëm në raste urgjente shëndetësore, në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten,

Gjithashtu, qytetarët do të lejohen të dalin në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare, në rast të vdekjes së anëtarit të familjes, në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
#gjesi: “Maia Jason”, produkti inovativ i cili zgjidh problemin e ndarjes së mbeturinave

#gjesi: “Maia Jason”, produkti inovativ i cili zgjidh problemin e ndarjes së mbeturinave

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING