07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Rastet e reja me COVID-19, Zemaj thotë se do të rriten kapacitetet për testim

nga Televizioni T7
14:48 15/07/2020
në Lajme
Rastet e reja me COVID-19, Zemaj thotë se do të rriten kapacitetet për testim
0
SHARES
26
VIEWS

Nga 420 mostra të testuar gjatë 24 orëve në Kosovë 119 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në komunën e Prishtinës me 63 raste.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Këto të dhëna janë bërë publike në një konferencë për mediet të krerëve të shëndetësisë në vend.

Zemaj ripërsëriti që do të rriten kapacitetet për testime dhe po ashtu do të rriten kapacitetet edhe në klinika private dhe shtetërore.

“Do t’i zgjerojmë kapacitetet tona edhe për klinikat private, por edhe të atyre publike. Sigurisht që do t’i rrisim kapacitet e testimeve ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët e IKSHPK-së dhe OBSH-së”, tha Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se çdo ditë do të bëhen rezultatet publike në ora 15:00.

Zemaj ka falënderuar edhe mediet që po raportojnë në kohë reale dhe drejtë.

“Ne konsiderojmë që këto rezultate t’i dhënë në të njëjtën kohë çdo ditë në ora 15:00”.

Drejtor i IKShPK-së Naser Ramadani ka bërë publikim e të dhënave, teksa shtoi se janë shëruar 92 persona.

“Me datën 14 korrik janë testuar 420 mostra dhe gjurmimi i kontakteve në teren prej të cilave 119 raste”.

“112 raste të vdekjes që kanë pasur sëmundje të ndryshme dhe janë shëruar 92 të shëruar. Raste më së shumti pozitive ka komuna e Prishtinës 63”.

Ramadani ka thënë se testime ka të mjaftueshme dhe se po ashtu do të fillohet me teste seriologjike dhe ata persona që kanë pasur të testohen në tendë të QKMF-së do të testohen nga IKShPK-ja.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Abrashi: Së shpejti nisim procedurat për ndërtimin e transitit të Klinës

Abrashi: Së shpejti nisim procedurat për ndërtimin e transitit të Klinës

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING