02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

PSG-ja, me ofertë mbi 100 milionë funtëshe për Rashfordin

nga Televizioni T7
13:21 14/07/2020
në Sport
0
SHARES
9
VIEWS


Paris Saint-Germaini është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë funte gjatë afatit kalimtar të verës për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashfordit, sipas gazetës britanike The Independent.

Marcus Rashford ka qenë në qendër të vëmendjes këtë sezon jo vetëm për shkak të paraqitjeve të tij, por edhe shkaku i kontributit që e bëri për problemin e urisë me të cilën përballen fëmijët në Serbi, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Në fushën e lojës, sulmuesi anglez ishte golashënues në barazimin me rezultat 2:2 kundër Southamptonit të hënën, kur e shënoi golin e tij të 21-të për këtë sezon.

The Independent tani raporton se trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e cilëson Rashfordin si njërin ndër prioritetet e klubit për afatin kalimtar të verës, para se të nisë sezoni i ri 2020/21.

Gazeta britanike shkruan se strategu gjerman ka punuar gjatë javëve të fundit për ta bindur hierarkinë e PSG-së se për Rashfordin ia vlen të shpenzohen paratë të cilat po i kërkon Manchester Unitedi për të, pasi që beson se anglezët s’e kanë kuptuar ende se sa i mirë është Rashford.

E përkundër vështirësive financiare që ua ka sjell kriza e koronavirusit klubeve evropiane, Manchester Unitedi as nuk do ta shqyrtojë asnjë ofertë nën 100 milionë funte për anglezin, i cili ka dalë nga akademia e klubit.

Rashfordi ka qenë që një kohë të gjatë nën radarin e Tuchel, pasi që edhe në shkurt ishte raportuar se trajneri i Paris Saint-Germaini dëshironte ta kishte në skuadër 21-vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Regjistrohet edhe një viktimë nga koronavirusi në veri të Kosovës

Regjistrohet edhe një viktimë nga koronavirusi në veri të Kosovës

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING