07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Pse po zgjatë gati 5 orë intervistimi i Presidentit Thaçi sipas avokatit Arianit Koci

nga Televizioni T7
15:54 13/07/2020
në Lajme
Pse po zgjatë gati 5 orë intervistimi i Presidentit Thaçi sipas avokatit Arianit Koci
0
SHARES
46
VIEWS

Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet. Lidhur me këtë çështje, ka folur avokati Arianit Koci.

Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Tjetër arsye se pse Presidenti gjendet akoma në Prokurorinë Speciale në Hagë, mund të jetë ndonjë kërkesë për ndalim të përkohshëm, meqenëse është e paraparë edhe me ligj, por shton se gjasat për këtë janë të vogla.

“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.

Sipac Kocit, mbrojtja në heshtje përfundon shpejtë, por thotë se prapë pesë orë nuk është ndonjë kohë që jep ndonjë alarm.

“Nëse mbrohet në heshtje përfundon shpejt, por nëse vendos i dyshuari me fol mua më ka ndodh më fillu në 9 e 30 dhe me përfundu në ora 18:00. Për momentin 5 e 32 nuk është ndonjë kohë që na jep ndonjë alarm të caktuar. Si duket presidenti nuk ka heshtë, sepse s’ka logjikë me ndejtë 5 orë dhe mos me fol. Mbrojtja në heshtje është e drejtë ligjore”, ka thënë Koci në T7.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Edhe një deputet i LDK’së e bën publike se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Edhe një deputet i LDK’së e bën publike se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING