02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Portieri i Real Madridit blen shtëpi në Londër, fotografohet para saj

nga Televizioni T7
19:10 21/07/2020
në Sport
Portieri i Real Madridit blen shtëpi në Londër, fotografohet para saj
0
SHARES
35
VIEWS

Alphonse Areola nuk do të qëndrojë në Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni dhe duket se klubi i tij i ardhshëm do të jetë në Premierligën angleze.

Gardiani i portës, i cili e kaloi sezonin 2019/20 në huazim te Real Madridi nga Paris Saint-Germain, ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023, por duket se sezoni i ri do ta gjejë në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Areola ka blerë shtëpi në Londër dhe këtë e ka bërë publike bashkëshortja e tij në rrjetet sociale.

“Para ca vitesh, ëndrra jonë ishte ta kishim shtëpinë në Londër”, shkroi bashkëshortja e tij në përshkrimin e një fotografie të familjes para një shtëpi në Instagram.

“Ëndrra jonë u bë realitet. Të lumtur dhe të bekuar”, shkroi ajo.

Portieri francez dëshiron të luajë në mënyrë që të ketë mundësi të garojë për një vend në portën e Francës në Kampionatin Evropian 2020 që mbahet vitin e ardhshëm.

Këtë nuk mund ta realizojë në PSG apo Real Madrid, prandaj duket se ka gjetur skuadër të re që ia ofron këtë mundësi./Gazeta Express/

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Milani e vazhdon ëndrrën evropiane ndaj Sassuolos në formë, formacionet

Milani e vazhdon ëndrrën evropiane ndaj Sassuolos në formë, formacionet

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING