02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Përmbaruesi që ia bllokoi Telekomit llogaritë bankare është vëllai i deputetes Kollçaku të VV’së

nga Televizioni T7
23:43 15/07/2020
në Lajme
0
SHARES
46
VIEWS

Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës sot gjatë ditës ka njoftuar se janë bllokuar llogaritë e Telekomit, për shkak të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përmbarim të borxhit prej 24.6 milionë eurove që kompania publike ia ka kompanisë së biznesmenit Blerim Devollit. Por, del se përmbaruesi privat i cili merret me këtë çështje është vëllai i deputetes të Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha -Kollçaku.

Ndërkohë gjatë ditës ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se Devolli po e zhvat njw borxh fiktiv dhe se “çdo veprim që po bëhet mbi Telekomin është i orkestruar dhe i toleruar në bashkëpunim me drejtuesit politikë që gjenden në Qeverinë e Kosovës dhe partnerët e tyre politikë të klubit PLAN me të cilët po i kryejnë pazaret e të gjitha niveleve”

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Gazeta Express mëson se përmbaruesi i cili ia ka bllokuar llogaritë Telekomit është vëllai i deputetës së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku – Ilir Kollçaku. 

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Express, thuhet se përmbaruesi privat në lëndën përmbarimore të kreditorit “DARDAFON.NET”, është Ilir Mulhaxha.

Në reagimin e LVV’së sot gjatë ditës, thuhej po ashtu se operatori mobile, Z-Mobile dhe nënshkruesit e marrëveshjes me të, nga Telekomi, do të duhej të paditeshin për kontraten që, sipas VV’së, ka elemente të krimit të organizuar.

Gjykata në Prishtinë ka vendosur që përmes përmbarimit t’i jepet borxhi kompanisë së Devollit. Për VV’në është e cuditshme se si në gjykatën ku lëndët presin me vite, rasti për borxhin e Telekomit u gjykua në kohë rekorde.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës

Pacienti me koronavirus nga spitali: S’kam besuar në këtë virus, qenka armik i fshehtë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING