02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Përfundon intervistimi katërditor në Hagë, Thaçi sonte kthehet në Kosovë

nga Televizioni T7
11:54 17/07/2020
në Lajme
Përfundon intervistimi katërditor në Hagë, Thaçi sonte kthehet në Kosovë
0
SHARES
45
VIEWS

Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë e ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë pas katër ditësh.

Thaçi është intervistuar tri ditë nga gjashtë orë, derisa dje ky proces ka zgjatur më shumë se shtatë orë.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Hashim Thaçi do të kthehet sonte në Kosovë, por nuk dihet nëse do të ketë ndonjë prononcim për media.

Ndërkaq, Thaçi ka folur mbrëmë pas intervistimit ku ka thënë se nësë prokurori dhe gjykatës vlerësojnë paanshmërisht do të dalin në përfundim se nuk e ka kryer asnjë krim.

“Jam munduar që sqaroj informacione për rolin tim gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Kam qenë i shoqëruar nga Ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Dëshmia ime ka zgjatur shumë por konsideroj se kemi pasur seanca produktive”.

“I mbetet prokurorit dhe gjykatësit që ta vlerësojnë me paanshmëri. Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”.

Në dy ditët paraprake ai nuk u deklarua për media as para dhe as pas intervistimit, derisa një gjë të tillë e ka bërë vetëm në ditën e parë të tij në Hagë.

Pas intervistimit të parë gjashtëorësh, ai ka thënë për mediat se ka dëgjuar shkëmbime të teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve.

Po në ditën e parë, ish-Drejtori Politik i UÇK-së ka folur edhe para se të futet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar ku ka ripërsëritur që askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Thaçi, në mesin e brohoritjeve të shqiptarëve që kishin dalë ta mbështesin, tha se ky është çmimi për lirinë.

“Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”.

Në afërsi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë ka pasë vazhdimisht bashkatdhetarë – që dolën ta mbështesin Hashim Thaçin – me flamurin e UÇK-së në duar, duke brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, si dhe me parulla që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale./klankosova/

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Vetëvendosje insiston se nga tubimi i saj s’u infektua asnjë person

Vetëvendosje insiston se nga tubimi i saj s’u infektua asnjë person

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING