04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Përfaqësuesja e BE’së: Për katër vjet pati shumë kriza në Kosovë, të gjitha të krijuara nga partitë

nga Televizioni T7
19:11 23/07/2020
në Lajme
Përfaqësuesja e BE’së: Për katër vjet pati shumë kriza në Kosovë, të gjitha të krijuara nga partitë
0
SHARES
194
VIEWS

Përfaqësuesja e posaçme e BE’së, Nataliya Apostolova, ka thënë se për katër vjet të mandatit të saj, Kosova ka kaluar në vazhdimësi nëpër kriza.

Ajo ka thënë se këto katër vjet kanë qenë intensive, duke shtuar se tensioni ka ardhur gjithmonë nga zhvillimet politke.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Apostolova ka shtuar se gjatë kësaj kohe ka dashur të shohë më shumë unitet tek partitë poltike.

“Kur erdha ishte koha kur një vendim shumë i rëndësishëm duhet të merrej në Kuvend për kufirin e Malit të zi dhe ky vendim si e dini ishte ngushtë i lidhur me aspiratat e Kosovës për liberalizimin e vizave, pra nuk shkoi shumë lehtë, në fillim të karrierës sime, menjëherë pas asaj, ishim dëshmitarë të votëbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, që po ashtu u përcoll me veprime intensive dhe pasiononte në Kuvend”, ka thënë ajo në KTV.

Duke renditur krizat që e kanë përcjellë Kosovën në katër vitet e fundit, Apostolova ka përmendur edhe përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërrimin e shpeshtë të Qeverive si dhe taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës të vendosur nga Qeveria Haradinaj.

“Pra, gjithë këto katër vjet u karakterizuan me këto veprime politike, meqë u desh t’i ndaj përshtypjet e mia personale. Natyrisht se partisë politike punojnë gjithmonë për interesa personale të tyre për pushtet, por në të njëjtën kohë në këto katër vjet do të doja të shihja që ato të jenë më të unifikuara kur në pyetje janë çështjen që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, pra me mirëqenien e tyre”, ka shtuar ajo.

Ajo thotë se interesat politike duhet të vihen në plan të dytë kur ka çështje emergjente siç është pandemia.

“Të gjitha partitë politike do të doja t’i shihja të bashkuara, në vend se të shpenzojnë energji për t’i dëshmuar interesat e tyre në Kuvend dhe t’i bashkojnë fuqitë e tyre që t’ia kushtojnë të mirës së qytetarëve të vendit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Drejtësia vonohet por nuk harron – Roja e kampit nazist shpallet fajtor për 5,232 vrasje

Drejtësia vonohet por nuk harron – Roja e kampit nazist shpallet fajtor për 5,232 vrasje

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING