07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

PDK në Prizren akuzon LVV’në për keqmenaxhim të buxhetit e shpenzime të pakontrolluara

nga Televizioni T7
10:33 15/07/2020
në Lajme
PDK në Prizren akuzon LVV’në për keqmenaxhim të buxhetit e shpenzime të pakontrolluara
0
SHARES
29
VIEWS

Kryetari i PDK-së dega në Prizren, Shaqir Totaj, në një konferencë për medie ka krahasuar shpenzimet që kjo parti ka bërë kur qeveriste me këtë komunë me ato që po bën aktualisht VV-ja.

Sipas tij, ka kjo parti vazhdimisht ka keqmenaxhuar me buxhetin dhe janë bërë shpenzime të pakontrolluar.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal”, tha ai.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet, në mënyrë të kontestueshme dhe atë duke kritikuar në mënyrë frontale dhe arrogante, çdo gjë pothuajse pa sens të shijes së mirë edhe për gjërat të cilat nuk kanë qenë dashur as të kritikohen.

Premtonin hiç më pak se mrekullia në çdo lëmi të jetës publike, ndërsa ajo që po ndodh në vazhdimësi, mund të jetë çdo gjë, por vetëm qeverisje e mirë JO, sepse në çdo lëmi të jetës publike, vetëm degradime kemi parë deri tani.

Aso kohe, kritikohej pothuajse fare pa të drejtë ish kryetari Muja për shpenzime të Komunës, të cilat krahasuar me shpenzimet që po ndodhin në kohën kur Haskuka po e udhëheq Prizrenin kanë qenë minimale.

Në vitin 2018 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 2 731 779.00 €.

Në vitin 2019 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 3 586 000.00 €.

Në total suficiti buxhetor për dy vite kap shumën prej: 6 317 779.00 €.

Shkaqet që kanë kushtëzuar paraqitjen e kësaj dukurie negative janë:

  • Mungesa e vizionit dhe konceptit;
  • Mungesa e kapaciteteve menaxhuese;
  • Mungesa e programit lidhur me prioritetet qeverisëse;
  • Humbja e kohës në tentimin për t’i kurdisur tenderët.

Për pasojë:

  • 6.4 milion €, mbeten jashtë qarkullimit të bizneseve prizrenase.
  • Mbeten mjetet e pashfrytëzuara që kthehen në buxhet qendror dhe mund të ketë pikë negative në lartësinë e buxhetit për vitet në vijim.
  • Qarkullimi i parasë për ekonomi, është si qarkullimi i gjakut për njeriun, prandaj mungesa e mjeteve në qarkullim ka pasoja serioze.

Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Çfarë përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga buxheti i rishikuar?

Çfarë përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga buxheti i rishikuar?

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING