30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Njihni emrat, fytyrat dhe emisionet e T7

nga Televizioni T7
16:37 16/03/2018
në Lajme
EMISIONET
0
SHARES
413
VIEWS

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

T7 është televizioni më i ri në vendi i pozicionuar në kanalin 7 në platformën IPKO dhe 56’të në ‘Digitalb’. Sonte nga ora 22:30 ekrani do të hapet dhe në shtëpitë e juaja do të arrijë sinjali nga studiot e televizionit më të ri.

Qysh në javën e parë, televizioni do t’i ketë mbi dhjetë emisione.

Berat Buzhala do ta ketë emisionin e tij dy herë në javë. Një emision plotësisht ndryshe për tregun tonë medial.

Leonard Kerquki vjen para jush me një emision të ri, tri herë në javë. Do të kthehet edhe emisioni “Zona Express”.

Arsim Lani me ekipin e tij të gazetarëve do t’i japë një dimension plotësisht të ri informacionit, përmes magazinës informative, që do të transmetohet çdo ditë në orën 19:30.

Fidan Jupolli do të jetë pesë herë në javë në ekranin e juaj.

Elita Rudi do të jetë çdo të shtunë me ju.

Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran me programin e mëngjesit, çdo ditë.

Vlera Jusufi do t’i shndërrojë fundjavat e juaja në një argëtim të vërtetë, përmes emisionit të saj të sportit.

Shpëtim Desku vjen me një format plotësisht të ri në emisionin e tij.

Pesë herë në javë do të jetë me ju edhe Anita Ahmeti me programin e saj të pasdites.

Miqtë tanë të ICK-së do të jenë pjesë e kësaj skeme programore me emisionin e tyre kushtuar teknologjisë.

Dijedon Musa vjen me emisionin e tij për shëndetësinë.

Dritan Dragusha me intervistat e tij vjen çdo fundjavë.

Një herë në javë në ekranet e juaja do të sjellim një emision për veturat.

Gjigandin DW do të vijë te ju në këtë ekran përmes dokumentarëve fantastikë.

Gjatë ditës, televizioni do të sjell te ju lajmet e fundit përmes një formati plotësisht të ri të “news-channel”-it.

Dhe, shumë e shumë risi të tjera.

 

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Teoria e ish-ministrit: Në Kosovë mund të ketë deri në 800 mijë persona të infektuar

Teoria e ish-ministrit: Në Kosovë mund të ketë deri në 800 mijë persona të infektuar

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING