07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Mustafa përkujton Manajn: Shumë veprimtarë u vranë gjatë e pas luftës, autorët e nxitësit të dalin para ligjit

nga Televizioni T7
11:00 23/07/2020
në Lajme
0
SHARES
43
VIEWS

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në 20-vjetorin e vrasjes ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, Shaban Manaj.

Mustafa ka thënë se Manaj është vrarë në mënyrë tinëzare dhe me motive politike, derisa ka kërkuar që përgjegjësit për vrasjen të dalin para ligjit. 

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Sot, bëhen 20 vite nga vrasja tinëzare me motive politike, e veprimtarit dhe avokatit të shquar, Shaban Manaj. Shaban Manaj ishte personalitet i veçantë i udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, atdhetar, intelektual i mirëfilltë dhe veprimtar, i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Me plotë meritë u dekorua “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij të dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, në periudhat më të vështira”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së ka thënë se shumë veprimtare të LDK-së u vranë gjatë luftës dhe pas luftës prandaj ka potencuar se si parti kërkojnë që institucionet përgjegjëse të zbardhin këto vrasje dhe që kryesit dhe nxitësit e vrasjeve të dalin para ligjit.

“Populli i Kosovës dhe LDK-ja do t’i përkujtojnë dhe nderojnë Shaban Manajn dhe të gjithë intelektualët dhe veprimtarët që punuan dhe dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë. Shumë nga këta veprimtarë u vranë nga dora tinëzare gjatë luftës dhe pas luftës, prandaj Lidhja Demokratike kërkon që institucionet përgjegjëse të drejtësisë të zbardhin vrasjet e tyre dhe që kryerësit dhe nxitësit e vrasjeve të përgjigjen para ligjit, për vrasjen e shumë personaliteteve të shquara pas çlirimit në rrethana ende misterioze për popullin e Kosovës”, ka shtuar ai tutje.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës

Punëtorët e Telekomit pa paga: Më mirë me vdekë prej koronavirusit, se nga Blerim Devolli

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING