04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Ministri austriak: Anulimi i fluturimeve nuk nënkupton mbylljen e kufijve me shtetet e Ballkanit

nga Televizioni T7
11:38 16/07/2020
në Lajme
Ministri austriak: Anulimi i fluturimeve nuk nënkupton mbylljen e kufijve me shtetet e Ballkanit
0
SHARES
160
VIEWS

Është ende e mundur që përmes udhëtimit tokësorë të hyni në Austri nga shtetet e Ballkanit Perëndimor

Ministri Austriak i Shëndetësisë Rudolf Anshober ka theksuar për media austriake se rregullorja për anulimin e aterrimit të aeroplanëve në Austri nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të thotë mbyllje e kufijve me këto vende.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Ne nuk duam asnjë rrezik. Synimi është të forcojmë kontrollet dhe të ndërmarrim veprime”, ka thënë Anshober para gazetarëve, përcjell Albinfo Austria.

Në një rregullore të publikuar më 14 korrik nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nga data 16 korrik, (dita e enjte) ndalohen aterrimet e aeroplanëve nga 18 vende në aeroportin  e Vjenës, në Schwechat, duke përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim edhe për linjat ajrore me shtetet shqiptare.

Masa është e vlefshme deri në fund të korrikut, dhe pastaj, sipas situatës do të merren edhe vendime të reja.

Ministri ka theksuar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për mbyllje të kufijve, pasi është ende e mundur që përmes udhëtimit tokësor të hyhet në Austri nga shtetet e listës së “kuqe”, por të gjithë duhet të dëshmojnë testin PCR negativ ose detyrohen të bëjnë një karantinim dy javor në shtëpi.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Lëndimi ia prish planet Kumbullës: Rinovim kontrate, pastaj te Lazio

Lëndimi ia prish planet Kumbullës: Rinovim kontrate, pastaj te Lazio

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING