07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Matic: Man Unitedi e meriton kualifikimin në Ligën e Kampionëve

nga Televizioni T7
12:18 14/07/2020
në Sport
Matic: Man Unitedi e meriton kualifikimin në Ligën e Kampionëve
0
SHARES
29
VIEWS

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, beson se Djajtë e Kuq e meritojnë të kualifikohen për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, gjë të cilën e kanë ende vetë në dorë përkundër që u ndalën me barazim 2:2 nga Southamptoni të hënën.

Southamptoni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes përmes golit të shënuar nga Stuart Armstrong, mirëpo Manchester Unitedi reagoi shpejt përmes golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Djajtë e Kuq dukej se do të ngriheshin në pozitën e tretë në tabelë, mirëpo ata mbetën të pestit dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, pasi Michael Obafemi ia fitoi një pikë Southamptonit me golin e tij të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.

E përkundër që ndodhen në pozitën e pestë, Manchester Unitedi e ka të garantuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëse i fiton ndeshjet e mbetura të këtij sezoni – gjë të cilën Matic beson se skuadra e tij do ta bëjë.

“Ne duhet ta mbajmë kokën lart, i kemi edhe tre ndeshje deri në fund. Ndeshja e radhës është ajo kundër Crystal Palace të enjten. Nëse ne i fitojmë tri ndeshjet e fundit, do të jemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë serbi.

“Kështu që ne duhet qëndrojmë pozitivë dhe duhet të punojmë ashtu siç kemi punuar deri tani. Gjithçka është në dorën tonë, ne thjesht duhet të kthehemi sa më shpejt”.

“Tani e kemi një tjetër ndeshje, kundër një skuadre shumë të mirë, kështu që duhet të japim gjithçka nga vetja sepse duam të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se e meritojmë këtë”. 

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës

Video: Klopp telefon futbollistin 38-vjeçar që e përmendi pas promovimit në ligë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING