04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Man United buzë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht barazimit me West Hamin

nga Televizioni T7
19:35 22/07/2020
në Sport
Man United buzë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht barazimit me West Hamin
0
SHARES
114
VIEWS

Manchester Unitedi është ndalur nga West Hami me një barazim 1:1 të mërkurën, por mbetet në pozitë ideale për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Talenti premtues Mason Greenwood e shpëtoi Unitedin nga humbja në Old Trafford me golin e tij në pjesën e dytë, pasi West Hami po fitonte pas golit të Michail Antonios nga penalltia, raporton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Me këtë pikë, Unitedi ngrihet në pozitën e tretë në Premierligë, me pikë të barabarta me Chelsean, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, megjithatë.

Por Chelsea do të takohet me kampionin Liverpool sonte më vonë.

Ndërkohë, Leicester City ngel në pozitën e pestë me vetëm një pikë më pak se United, me të cilin takohet në ditën e fundit të sezonit.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund ta arrijë kualifikimin edhe me barazim kundër Leicesterit pas katër ditëve.

Ndërkohë, West Hami i David Moyes e siguroi edhe matematikisht qëndrimin në Premierligë edhe për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Drejtuesit e Milanit takohen me menaxherin e Rebicit dhe Jovicit

Drejtuesit e Milanit takohen me menaxherin e Rebicit dhe Jovicit

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING