07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Liverpooli ende i motivuar për të fituar më shumë trofe, thotë ylli i të kuqve

nga Televizioni T7
10:47 20/07/2020
në Sport
Liverpooli ende i motivuar për të fituar më shumë trofe, thotë ylli i të kuqve
0
SHARES
24
VIEWS

Andrew Robertson këmbëngul se Liverpooli është ende i motivuar për të vazhduar të fitojë trofe, pas triumfit në Premierligë.

Liverpooli i shpall kampion i Anglisë më 25 qershor, për herë të parë në 30 vjet. Të kuqtë u kurorëzuan shtatë javë para përfundimit të sezonit, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Djelmoshat e Jurgen Klopp vendosen standarde të reja të shkëlqimit, para se pandemia koronavirus ta ndërpriste futbollin në mars, duke i fituar 27 prej 29 ndeshjeve të para.

Liverpooli ka lëshuar pikë në tri prej pesë ndeshjeve që prej se është shpallur kampion dhe kjo ka bërë që të këtë zëra se uria e kësaj skuadre për trofe ka humbur pas fitimit të ligës.

Megjithatë, Robertson këmbëngul se askush në skuadrën aktuale nuk është i ngopur dhe se vazhdimi i suksesit është synimi kryesor i Liverpoolit.

“Ne nuk duam të mjaftojë më kaq. Ne duam që ndjesia e fitimit të trofeve të jetë e vazhdueshme. Prandaj pasi e fituam Ligën e Kampionëve ne ishim të motivuar për ta fituar edhe Premierligë”, tha Robertson.

“Motivin nuk do ta humbasim për t’i fituar të gjithë trofetë sezonin e ardhshëm. Motivi jonë për të fituar trofe për këtë klub nuk do të shuhet kurrë”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Sonte Juventus-Lazio, derbi përcaktues për titull në Serie A

Sonte Juventus-Lazio, derbi përcaktues për titull në Serie A

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING