02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Lautaro, i lumtur pas golit: Doja të shënoja, s’e kisha bërë këtë që një kohë

nga Televizioni T7
10:43 14/07/2020
në Sport
Lautaro, i lumtur pas golit: Doja të shënoja, s’e kisha bërë këtë që një kohë
0
SHARES
14
VIEWS

Lautaro Martinez e pranon se goli i tij i shënuar në fitoren me rezultat 3:1 të Interit kundër Torinos kishte rëndësi të veçantë për të, pasi që nuk kishte shënuar gol që një kohë.

Sulmuesi argjentinas e shënoi golin e 13-të në 29 ndeshjet e tij të zhvilluara në Serie A këtë sezon, ndërsa të 18-tin në të gjitha garat,

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

E përkundër që ky rekord është mjaft i mirë në krahasim me lojtarët e tjerë të Interit dhe me sezonet e kaluara të Lautaros, argjentinasi nuk kishte shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara për Interin.

“Me të vërtetë e doja këtë gol, pasi që nuk kisha shënuar që një kohë”, e pranoi Martinez në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

“Ne jemi të lumtur me këtë fitore. Ky gol është veçanërisht i rëndësishëm për mua dhe jam shumë i lumtur që skuadra e dëshmoi se çfarë mund të bëjë”.

“I kishim humbur shumë pikë gjatë ndeshjeve të fundit, përkundër që kemi luajtur mirë. Kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme kundër një kundërshtari të vështirë”.

Torino kishte kaluar në epërsi në ndeshjen e së hënës në San Siro përmes golit të shënuar nga Andrea Belotti, mirëpo Ashley Young, Diego Godin dhe Lautaro Martinez e përmbysën rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kjo fitore e ngre Interin në pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, me 68 pikë, baras me Lazios në vendin e tretë.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING