07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Lampard e pranon: Chelsea ka probleme komunikimi

nga Televizioni T7
12:10 14/07/2020
në Sport
Lampard e pranon: Chelsea ka probleme komunikimi
0
SHARES
136
VIEWS

Trajneri Frank Lampard e pranoi se Chelsea e ka pasur që një kohë të gjatë një problem me komunikimin në fushën e lojës, gjë që ra në sy sërish në disfatën me rezultat 3:0 kundër Sheffield Unitedit të shtunën.

Disfata e së shtunës ia dha trajnerit të Chelseat një tjetër shembull se si duhet ta përmirësojë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, kur londinezët po shpresojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Chelsea dëshiron ta lërë atë disfatë në të kaluarën dhe të martën do të tentojë t’u kthehet fitoreve kundër Norwichit, që tashmë ka rënë nga Premierligë në Championship për sezonin e ardhshëm.

Për këtë ndeshje, Lampard po shpreson se skuadra e tij do të mundë të komunikojë më mirë në fushën e lojës.

“Kur flet për lojtarë, është e lehtë dhe e natyrshme ta shikosh talentin, por ti duhesh ta shikosh edhe qëndrimin dhe karakterin e skuadrës. Këtë gjë duhet ta përmirësojmë”, ka thënë Lampard.

“Lojtarët më të rinj mund të bëhen më të zëshëm teksa zhvillohen. Lojtarët më të vjetër mund ta marrin përgjegjësinë për t’u ndihmuar atyre. Në momente të tilla kritike, kur shumëçka është në pyetje, është koha që ata ta bëjnë këtë përmirësim”.

“Është shumë më e lehtë të përmirësohesh duke e hapur gojën sesa t’i mposhtësh tre kundështarë dhe ta çosh topin në qoshen e lartë të portës. Është njëra ndër ato rregullat bazike të futbollit dhe unë dua ta theksoj këtë sepse nuk i dëgjova lojtarët mjaftueshëm në fushë këtë fundjavë”.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Maguire, pas barazimit: Jemi të zhgënjyer, por jemi përmirësuar

Maguire, pas barazimit: Jemi të zhgënjyer, por jemi përmirësuar

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING