02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

“Kosovo i Metohija”, nga zyra e Varhelyit flasin për Express rreth fotografisë me Vuçiqin

nga Televizioni T7
11:50 17/07/2020
në Lajme
“Kosovo i Metohija”, nga zyra e Varhelyit flasin për Express rreth fotografisë me Vuçiqin
0
SHARES
89
VIEWS

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje ishte kujdesur që ta presë në mënyrë të ngrohtë komisionerin e BE-së për Zgjerim, OIiver Várhelyi, gjatë një takimi në zyrën e misionit të Serbisë në Bruksel. Kreu i shtetit serb kishte shërbyer pogaçe tradicionale serbe për diplomatin hungarez.

Për një moment e takim të tillë, Vuçiq kishte shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram edhe një fotografi e cila nxiti shumë reagime në Kosovë.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Prapa shpinës së Várhelyit dhe Vuçiqit në zyrën e misionit të Serbisë në BE, shihej një libër me mbishkrimin “Kosovo i Metohija” e cila kishte të bënte me trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje, Gazeta Express i është drejtuar zyrës së Komisionerit Várhelyi, për të marrë një koment dhe për t’i pyetur nëse ai do t’i kërkoj Vuçiqit që të shlyejë një fotografi të tillë.

Këshiltarja e Várhelyit, Maja Kocijancic, ka thënë se gjithçka që mund të thotë është që fotografia nuk është realizuar në zyrën e Komisionerit për Zgjerim dhe se ka qenë Vuçiq ai që ka organizuar pritjen.

“Ajo çfarë mund të them për ju është që takimi me Komisionerin ishte organizuar nga presidenti Vuçiq në misionin e Serbisë në BE ( dhe jo në zyrën e Komisionerit”, ka thënë Kocijancic ekskluzivisht për Gazetën Express.  

Ajo tutje ka përmendur se Várhelyi një ditë më herët ka takuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe se i mban kontaktet e rregullta me Kosovën dhe Serbinë bazuar në politikën e BE-së dhe prioritetet që kanë për Ballkanin Perëndimor.

“Komisioneri një ditë me herët gjithashtu ka takuar kryeministrin Hoti. Ai mban kontakte të rregullta bashkë me Kosovën dhe Serbinë, në linjë me politikën e Bashkimit Evropian dhe në prioritete që ne kemi për Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar Maja Kocijancic. /GazetaExpress/

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
BIK-u tregon çmimin për kurban këtë vit dhe mënyrën e pagesës

BIK-u tregon çmimin për kurban këtë vit dhe mënyrën e pagesës

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING