02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Kosova e Serbia i kanë dakorduar temat për takimin e së enjtes në Bruksel por nuk i bëjnë publike

nga Televizioni T7
10:08 14/07/2020
në Lajme
Kosova e Serbia i kanë dakorduar temat për takimin e së enjtes në Bruksel por nuk i bëjnë publike
0
SHARES
48
VIEWS

Kosova dhe Serbia të enjten do të përballen në tavolinë të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pas video-konferencës që u zhvillua të dielën, takimi i kësaj jave do të jetë i pari kokë më kokë mes liderëve të dyja shteteve, pas dy vite pauzë në bisedime. BE-ja ka njoftuar se agjenda e takimit është caktuar, megjithatë, e pyetur nga Gazeta Express nuk e ka bërë publike atë.

Pas Samitit të ndërmjetësuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel e presidenti i Francës Emmanuel Macron, si dhe takimit virtual që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pati me presidentin serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së të dielën, Prishtina dhe Beogradi do të kthehen këtë javë në tryezë të dialogut.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë që do të mbahet pas heqjes së taksës dhe reciprocitetit, pas dy vitesh prej kur ky proces është pezulluar, si dhe pas dështimit të takimit të caktuar nga emisari i SHBA-së në dialog, Richard Grenell.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur për Gazetën Express se të dielën Kosova dhe Serbia janë dakorduar për agjendën e takimit që do të mbahet këtë javë.

Megjithatë, BE-ja thotë se nuk mund të ndajë detaje për agjendën, përveç, atyre që ka deklaruar në konferencën e së dielës emisari Miroslav Lajçak.

“Si rezultat i takimit të sotëm ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit. Ne gjithashtu u pajtuam për agjendën e takimit tjetër që do të zhvillohet në Bruksel këtë të enjte”, kishte deklaruar Lajçak.

As në Qeverinë e Kosovës nuk kanë pranuar që të japin detaje lidhur me atë se cilat do të jenë pikat kryesore të diskutimit në Bruksel, megjithatë, kryeministri Hoti e ka përgatitur ekipin me të cilin do shkojë në dialog.

Njëri ndër ta është edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi që sot ka deklaruar se Kosova do të dialogojë duke ruajtur sistemin unitar dhe integritetin territorial.

Për takimin e radhës Kosovë – Serbi ka folur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq, duke thënë se agjenda është dakorduar.

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Foshnja e porsalindur në Francë infektohet me Covid-19 në mitrën e nënës

Foshnja e porsalindur në Francë infektohet me Covid-19 në mitrën e nënës

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING