02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Klopp, pasi Cityt iu shfuqizua dënimi: S’ishte ditë e mirë për futbollin dje

nga Televizioni T7
12:39 14/07/2020
në Sport
Klopp, pasi Cityt iu shfuqizua dënimi: S’ishte ditë e mirë për futbollin dje
0
SHARES
28
VIEWS

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka bërë të qartë mendimin e tij se dënimi i Manchester Cityt nga UEFA nuk duhej të ishte shfuqizuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi që ka thënë se e hëna s’ishte ditë e mirë për futbollin.

Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka shfuqizuar dënimin me dy vjet pezullim nga futbolli evropian për klubin anglez, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

UEFA e dënoi Man Cityn me dy vjet pezullim nga garat evropiane në shkurt të këtij viti, për shkelje të rënda të rregullave për ndershmëri financiare (FFP) dhe licencim të klubit. Klubi i Premierligës i pati mohuar akuzat në mënyrë ta vazhdueshme dhe të ashpër dhe muajin e kaluar vendosi të ankohej ndaj dënimit në CAS.

Pas një seance dëgjimore që zgjati tri ditë në muajin qershor, CAS-i ka vendosur tani që t’ia heqë dënimin të kaltërve. Kjo nënkupton se City do të jetë i lirë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa, dënimi me gjobë prej 30 milionë euro i është ulur në 10 milionë euro.

E gjitha kjo e ka lënë të pakënaqur Kloppin, i cili ka thënë se rregullat e FFP-së duhet të ishin respektuar në mënyrë që të mbrohen klubet dhe garat duke mos e lejuar askënd të shpenzojë jashtëzakonisht shumë para.

“Nuk e di nëse duhet ta jap mendimin tim. Është një temë serioze. Nga pikëpamja personale, jam i lumtur që City do të luajë në Ligë të Kampionëve, ata s’do t’i kenë 10-12 ndehsje më pak tani në Premierligës, pasi që ashtu s’do ta kishte askush më lehtë ta fitojë titullin”, ka thënë Klopp.

“FFP-ja është një ide e mirë, por nuk jam unë për ta gjukuar. Unë thjesht mendoj se duhet t’i respektojmë rregullat e FFP-së. Me të vërtetë shpresoj se ato s’do të tërhiqen, pasi që kështu ua japin disa kufij klubeve”.

“Nuk mendoj se e djeshmja ishte një ditë e mirë për futbollin. FFP-ja është një ide e mirë. Është aty për t’i mbrojtur ekipet dhe garat, në mënyrë që asnjë klub të mos e teprojë me shpenzime dhe që paratë që shpenzohen të bazohen në burime të duhura”.

“Nëse klubet më të pasura dhe vendet më të pasura mund të bëjnë çfarëdo që të duan, atëherë kjo e vështirëson situatën. Kjo do të çonte drejt një lige botërore, gjithçka do të varej nga ai që e ka pronësinë e klubit, e jo nga klubi”.

Në një komunikatë për media pas vendimit, CAS duke e arsyetuar vendimin tha: “Shumica e akuzave për shkelje të raportuara nga dhoma gjykuese e Institucionit për Kontroll Financiar të Klubeve (CFCB) i UEFA-s ishin të pabazuara apo me limit të skaduar kohor”.

“Nuk ishte i drejtë shqiptimi i një dënimi për ndalim pjesëmarrjeje në garat për klube të UEFA për Manchester City vetëm sepse dështoi të bashkëpunojë në hetimet e CFCB-së”, thuhet tutje në njoftim. 

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Real Madridit i duhen vetëm edhe dy pikë për t’u shpallur kampion i La Ligës

Real Madridit i duhen vetëm edhe dy pikë për t’u shpallur kampion i La Ligës

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING