04.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Hoti u përgjigjet thumbimeve të Vjosa Osmanit: Është për herë të parë kryetare, s’ka përvojë

nga Televizioni T7
11:27 22/07/2020
në Lajme
0
SHARES
56
VIEWS

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë u është kundërpërgjigjur dy bashkëpartiakëve të tij, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe për punën e udhëheqjes së dialogut me Serbinë. 

Për kritikën rreth mungesës së përvojës në dialog, Hoti ka thënë se kjo është hera e parë që është në krye të Qeverisë derisa ka thënë se edhe Vjosa Osmani është e papërvojë në drejtimin e Kuvendit të Kosovës, meqenëse është hera e parë që ajo është në një pozitë të tillë udhëheqëse.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Ai tutje ka thënë se secili duhet të koncentrohet në kryerjen e detyrës dhe punëve për të cilat është i thirrur.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit. Është detyra e saj e parë në udhëheqje. Dhe është mandati im i parë në drejtimin e Qeverisë. Të koncentrohemi secili në kryerjen e detyrave tona”, ka thënë Hoti. 

Kreu i Qeverisë u është përgjigjur edhe kritikave të Lutfi Hazirit për menaxhimin e pandemisë. 

Hoti ka thënë se është e drejtë e secilit që të shfaqë kritikat e veta dhe se nuk mund të merret një nga një me secilin që shfaq pakënaqësi me situatën. 

Ai ka thënë se pandemia është duke u menaxhuar si duhet dhe se situata po futet nën kontroll.

“Kritikave nuk mund t’u përgjigjem. Është e drejtë e secilit që të shfaqë kritikat e veta. Por situata është duke u menaxhuar mirë dhe po futet në kontroll. Kjo është përgjigja ime, për çdo kritikë e cila mund të jetë legjitime”, ka thënë Hoti.

Haziri më herët e ka komentuar edhe paraqitjen e Hotit në takimin me Vuçiqin, duke e quajtur si “katastrofal”.

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës

Pacolli e zbulon qëndrimin e tij për pamjen e xhamisë së re dhe donacionin turk për ndërtimin e saj

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING